Kush Jam Unë? Charades Shqip

Rexhino Kovaci
FreeCardEntertainmentTrivia4+
Also on Android → ⇄ Compare
App Store page ↗
ReleasedMar 12, 2026
Last updateNov 15, 2026
Version2.6
Ratings0
Ratings, 7 dayscollecting
Size43 MB
Languages1

Screenshots

Ratings over time

Tracking started recently; the line appears after a few days of data.

Versions

Description

Kush Jam Unë? është versioni shqiptar i lojës klasike të sharadave — pantomima që e kthen çdo mbrëmje me shoqëri në të qeshura pa fund. Një lojë që nuk ka nevojë për shpjegim: mbaje telefonin te balli, shokët të japin shenja dhe ti gjen se kush ose çfarë je. Sa më shpejt ta gjesh, aq më shumë pikë merr ekipi yt. SI LUHET 1. Zgjidh një kategori 2. Mbaje telefonin te balli — fjalën e shohin të tjerët, jo ti 3. Shokët japin shenja, pa e thënë fjalën 4. Përkule telefonin poshtë për "E gjeta", lart për "Kalo" 32 KATEGORI, MBI 4400 KARTA • Personazhe Shqiptare — yjet që i njeh i madh e i vogël • Muzikë Shqiptare — nga Vaçe Zela te brezi i ri • Këngë & Hite — E RE! Këndoje, fishkëlleje, vetëm mos e thuaj titullin • TikTok & Influencerë — fytyrat që t'i nxjerr çdo ditë FYP-ja • Kombëtarja & Futbolli — kuqezinjtë, Dardanët dhe legjendat • Filma & Seriale — nga filmat e vjetër shqiptarë te Netflix • Big Brother VIP — banorët për të cilët foli gjithë Shqipëria • Për'puthen — sezoni i ri: Ana, Blerimi, Xhesikat dhe Heidi Baci • Mimikë & Veprime — pa fjalë, vetëm me duar e me trup • Kafja & Lokalet — sporti kombëtar: një kafe që zgjat tre orë • Ushqime & Pije — byrek, fli, tavë kosi dhe gjithçka tjetër • Qytete & Vende — nga Tirana te Prizreni, nga deti te mali • Vera & Deti — Ksamili, çadra dhe gushti i pafund • Familja Shqiptare — tezja, dajua, komshiu: i njihni të gjithë • Diaspora & Kurbeti — gushti kur kthehen të gjithë • Dasma Shqiptare — krushqit, kumbara dhe vallja deri në mëngjes • Festat & Traditat — Viti i Ri, Bajrami, Pashkët, Dita e Verës • Zhargon & Brezi Z — fjalët që i thonë të rinjtë sot • Shkolla & Studentët — mësuesit, provimet dhe pushimi i madh • Makina & Trafiku — Mercedesi, boria dhe trafiku i Tiranës • Interneti & Telefoni — Wi-Fi, story dhe grupi i familjes • Nostalgji '90 & 2000 — fëmijëria jonë e mbyllur në një kartë • Profesione & Zanate, Kafshë & Natyrë, Sende Shtëpie • Histori & Letërsi, Sport & Atletë, Yje Botërorë • Fjalë të Urta, Emra Shqiptarë • Dy kategori premium: Energjia e Natës dhe Momente Në Dyshe Kategori e karta të reja shtohen rregullisht — pa pasur nevojë të përditësosh aplikacionin. Kur hyn një konkurrent i ri në Për'puthen, e gjen edhe te karta. TRI NIVELE VËSHTIRËSIE Çdo kartë është ndarë në lehtë, mesatare dhe vështirë. Luaj lehtë me fëmijët, ose zgjidh "vështirë" kur doni një sfidë të vërtetë. PËR ÇFARË RASTESH • Dasma dhe fejesa — argëtimi i mysafirëve pas ceremonisë • Darka me shokë — nis me "vetëm një lojë" dhe zgjat orë të tëra • Mbrëmje familjare — kategori për të gjitha moshat • Udhëtime dhe pushime — kalon çdo orë të mërzitshme LOJË ME EKIPE Luaj me ekipe nga 2 deri në 10 lojtarë. Çdo ekip ka lojtarin e vet me telefonin te balli, ekipet alternohen raund pas raundi dhe fiton ai me më shumë pikë. RREGULLAT E SHENJAVE Mund të thuash çdo gjë që e ndihmon lojtarin. Nuk mund të thuash emrin, mbiemrin apo ndonjë variant të tij. Nuk mund të thuash fjalë që rimojnë me emrin. Nuk mund të thuash shkronjën e

More from Rexhino Kovaci